Kompania që u dogj nga flakët sot në zonën e Kasharit, është në pronësi të shtetasit Vullnet Haka. Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.
Para një viti kompania e tij “Everest” u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.