Ditën e sotme në fshatin Kraps, në një mjet tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Automjeti ka qenë i braktisur, ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat 6 persona si të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.