Për ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos, dritarja e mundësive është e hapur për zgjidhjen e çështjes së emrit, por topi është në anën e vendit fqinj, pra Maqedonisë.
Sipas tij, duhet një zgjidhje përfundimtare, prandaj duhet të ketë ndryshim të Kushtetutës, dhe se nuk ka marrëveshje nëse Maqedonia nuk bën një hap të tillë.
Katrougalos rikonfirmon se për disa pika ka përparim, e për disa tjera nuk ka ndryshim të pozitave.