Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti mirëpret raportin e sotëm të progresit të shpalosur nga Mogherini dhe Hahn në Bruksel, me theks të veçantë mbi Rekomandimin e pakushtëzuar për të filluar negociata me Bashkimin Evropian.
Lideri i BDI Ahmeti u shpreh i kënaqur nga realizimi dhe mbarëvajtja e reformave sistemore në vend, që sot u shpërblye nga Brukseli, “por kemi akoma punë për të bërë për ta fituar edhe datën për fillim të negociatave me BE”.
“BDI zotohet për të vijuar me reformat dhe për ti përforcuar përpjekjet për sundim të plotë të së drejtës si dhe për të luftuar korrupcionin dhe krimin e organizuar.
Guximi për të zgjidhur çështjet e hapura shpërblehet, prandaj do të vijojmë guximshëm në javët para nesh edhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesa jonë e fundit drejt BE-së dhe të NATO-s”, tha ai.
/zhurnal/