Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka urdhëruar “Autoritetin Shtetëror për Sigurinë në Porte”, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit.
Pas sulmeve të Brukselit masat e sigurisë në pikat kufitare po shtohen, përfshi këtu kontrollin në hyrje dhe dalje të porteve, si edhe kontroll të imtësishëm ndaj mjeteve dhe pasagjerëve.
Portet e Republikës së Shqipërisë, i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës, Sarandës, “Romano Port” Durrës, “Petrolifera” Vlorë, do t’ju nënshtrohen këtyre masave të reja, për të parandaluar ndonjë katastrofë të mundshme.