Në 17 prill Shqipëria pritet të marrë përgjigjen nga BE për negociatat e antarësimin në BE.
Pikërisht në këtë datë në Tiranë do të mbërrijnë Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian Frederica Mogheri dhe Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn.
Gjithashtu mësohet se në datën 23 prill do të jetë vetë kreu i KE, Donald Tusk i cili do të dorëzojë progres-raportin e KE, ku është vendosur nëse për Shqipërinë do të happen negociatat ose jo.
Mësohet se zyrtarët e KE-së do të vizitojnë edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.