Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të ndëshkuar me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi Ministrin Ditmir Bushati pas dhunës në seancën e sotme plenare.
Përmes një statusi në Facebook, Rama shprehet se Bushati u ndëshkua për veprimin që bëri, ndërsa opozita jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por është krenare për shëmtitë e saj.
Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj nje agresioni të shëmtuar dhe gaboi!Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!