Opozita kërkon largimin e deputetëve të inkriminuar si dhe ata që PD i akuzon se përfituan me fondet publike përmes mandatit
Është ndërprerë për disa minuta seanca parlamentare për shkak se opozita bllokoi foltoren pasi ka vazhduar me kërkesat e saj për të larguar nga parlamenti deputetët e inkriminuar si dhe ata që për shkak të mandatit kanë përfituar fonde publike. Rakip Suli, njëri prej deputetëve të mazhorancës i akuzuar nga opozita për konflikt interesi me mandatine tij, tentoi të dalë në fotltore por është ndaluar nga deputetët e opozitës të cilët janë grumbulluar aty për të ndalur deputetin.
Në zbatim të vendimit politik për të bllokuar parlamentin, opozita ka vazhduar edhe sot debatin në parlament duke u përplasur me mazhorancën, gjë që ka çuar në vendimin e kryetarit të Kuvndit Ilir Meta për të ndërprerë seancën.