Balerina profesioniste Klaudia Pepa, e cila tashmë ka ngritur karrierën e saj në Itali, ka ardhur të qëndrojë disa ditë në Tiranë.
Ajo po shfrytëzon këto ditë jo vetëm për t’u takuar me familjarët e saj, por edhe për të shijuar shëtitjet dhe kafet në kryeqytetin shqiptar sëbashku me miqtë e saj.
E duket se kjo periudhë pushimi po i pëlqen jashtë mase. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe një foto të realizuar në pedonalen pranë Ministrisë së Brendshme, teksa shkruan se ndihet e lumtur që po sheh një Tiranë e cila po ndryshon.
https://www.instagram.com/p/BhZEBw9F6L8/?taken-by=klaudiapepa