Eugent Bushpepa me “Mall” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2018”, i cili do të mbahet në Lisbonë. Por duket se diçka nuk ka shkuar mirë me turneun në të cilin ai do të promovonte këngën.
“Eurovoix”, ka bërë të ditur se pasi mungoi në festën e Eurovision në Londër, Bushpepa ka anuluar edhe pjesëmarrjen në turne.
Ka qenë vetë Genti i cili ka shkruar një postim në “Facebook” që më pas është fshirë për arsye të paqarta ku shprehet:
“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marrë pjesë në turneun e promovimit të këngës në “Eurovision 2018” në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2 muaj më parë”.
Në disa media shqiptare është shkruar se Eugenti nuk ka marrë pjesë as në festën e organizuar në Londër nga Eurovision pasi ka pasur disa probleme me vizën, por delegacioni nuk e ka konfirmuar këtë shkruan panorama.
Ndërkohë, përgatitjet për performancën përfundimtare në Lisbonë vazhdojnë me intensitet për të sjellë një performancë të thjeshtë dhe emocionale në skenën e Eurovision-it, më 8 maj.
http://fax.al/read/article/17683026/eugent-bushpepa-anulon-koncertin-e-eurovizionit-fshin-postimin