Ka përfunduar takimi në Shkodër mes Vllaznisë dhe Lushnjës. Shkodranët e kanë dominuar tërësisht takimin me 4 gola të shënuar dhe me disa raste të tjera të humbura.
I pari shënoi Sukaj, ndërsa pak minuta më vonë Ribaj dyfishoi rezultatin.
Goli i tretë ishte një supergol i shënuar nga Sukaj që nga mesi i fushës, ndërsa golin e katërt e shënoi i riu Pusi. Vllaznia merr kështu tre pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë.
https://www.facebook.com/SuperSport.lajme/videos/1781458762151111/