Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i “hëngri kokën”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i “hëngri kokën”!

10:08 | 05/04/2018
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Për vlerësuesit e gjendjeve ekonomike ka qenë thjesht çështje kohe se kur do të fillonin protestat në vend. Ato plasën pas një vendimi të qeverisë për tarifimin e “Rrugës së Kombit”, ndërkohë që protesta të tjera po përvijohen udhës dhe do të marrin jetë. Ballshi vlon, ndërsa pret Shkodra dhe qytete të tjera, ku problemet e varfërisë dhe ato sociale janë bërë mal.

Për të ardhur keq është se sapo ka filluar protesta e njerëzve lidhur me Rrugën e Kombit, politikanët kanë vërshuar ta bëjnë kauzën e tyre. Nuk kishte gjë më të shëmtuar dje, që deklaratat e para pas dhënies së verdiktit ndaj protestuesve, u dhanë nga opozita, mu asaj që lidhet me korrupsionin gjigandesk me këtë rrugë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Çfarë i bashkon vallë të gjithë politikanët në Shqipëri? Ajo është mungesa e hapur e transparencës. Kjo e fundit është kaq banale sot, saqë deputeti socialist, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe do t’ia plaste në sy kolegut të tij, ministrit Ahmetaj me fjalët: “Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. S’mund t’iu merrni taksë banorëve të varfër të zonës, për një rrugë urbane, se ajo s’është autostradë”. Përballë, pa turp, ministri bëri një ritiradë të tërë thjesht për t’u shmangur.

Pak më larg, por me të njëjtin shqetësim të ngritur, ministri kosovar i Infrastrukturës, Pal Leka do të shprehej për papajtueshmërinë me çmimin e Rrugës, mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, por edhe shijen e hidhur që i kish lënë mungesa e përgjigjes së kolegut të tij shqiptar, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Qeveria e Edi Ramës erdhi në pushtet me një premtim të madh. Kjo kishte të bënte me transparencën, por edhe bërjen e njerëzve të vetëdijshëm për shtetin e tyre. “Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna”,-shkruante me pathos Rama, duke marrë duartrokitje dhe besim pa fund.

Por, kanë kaluar gati katër vjet prej këtyre fjalëve, ndërsa mungesa e transparencës së qeverisë Rama është bërë gati proverbiale. Ajo ka lënë tutje dhe qeverinë e mëparshme Berisha-Meta, që dukshëm u kthye në një simbol babëzie dhe mosfunksionimi të shtetit.

Në këtë hulli, Ramës i duhej thjesht të mbante një premtim publik, atë të transparencës, që të drejtonte i patrazuar, por këtë fakt ai jo vetëm e ka anashkaluar, por e ka shmangur krejtësisht. Ekonomia dhe impaktet e saj janë ato që e kanë nxjerrë zbuluar mungesën e transparencës, si edhe padobinë e qeverisë së tij. Mbi të gjitha, problemi më i madh mbetet në handikapet që ka krijuar i ashtuquajturi Partneritet Publik-Privat (PPP), fenomen, i cili në një farë mënyre ka rezultuar deri më tani me interesa të papastra biznesi në kurriz të pasurive dhe interesave publike. Për ta justifikuar të gjithën, Edi Rama thjesht e modifikoi retorikën e tij me premtimet në fushatë për transparencën, porse përballja jotransparente e tyre është vërtetë e hidhur dhe pak nga pak po e barazon me paraardhësin.

Dhe, kjo edhe në rastin e Rrugës së Kombit është evidente. Me gjithë çfarë thuhet, shpenzimet buxhetore që duhen për mbajtjen e këtij aksi nuk justifikohen, sepse aksi vetë nuk është se ndikon në rritjen ekonomike, fakt që do t’i përgjigjej edhe rritja e të ardhurave nga tatimet/taksat.  Sikur të mos mjaftojë kjo, falë mungesës së transparencës të qeverive Berisha-Rama, kjo Rrugë nuk ndihu në zhvillimin e dy vendeve, pasi shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, zënë më pak se 3% të volumit të tregtisë së jashtme për të dyja vendet.

Një specialist ekonomie mund të tregojë edhe më shumë fakte për transparencën, porse është e papranueshme ajo që ndodhi me aeroportin e Vlorës dhe sesi kontrata u botua thjesht në media, check-up i shëndetësisë falas, djegiet me incenerator, zonat e lira ekonomike, vendparkimet në qytete, skanimi i kontenierëve në dogana, ngjyrosja e karburanteve, që të gjitha pra i bashkon mungesa e transparencës dhe barra mbi ekonomisë sonë kombëtare. Në ligj, riskun financiar të këtyre marrëveshjeve e mban shteti me bazën më të dobët ekonomike në Evropë, por edhe me mungesën totale të transparencës.

Kjo ishte arsyeja, që banorët skamnorë të Veriut, u hodhën në protestë duke dashur të çlirohen nga barra e taksimit të Rrugës së Kombit, që ende s’është kryer dhe që sot e kësaj dite, s’futi njeri pas hekurave me gjithë abuzimin e madh.

Raportimet periodike të KLSH-së, materialet dokumentare të rëndësishme teknike të institucioneve financiare ndërkombëtare, që monitorojnë dhe asistojnë qeverisjen e vendit, e përcaktojnë qartë se Shqipëria po pengon vetë rrugën e saj prej mungesës së transparencës me të cilën po vepron Rama dhe entourage i vet.

Dhe, sa më shumë e mohon transparencën dhe e fsheh, aq më shumë ajo të thith në atë që quhet vrima e zezë e mandatit qeverisës. Kështu filloi të bjerret Berisha me njerëzit e tij patetikë, ashtu po duket edhe Rama…Të paktën deri më tani.

Gabimi që po bën Rama, ashtu si Berisha që i “hëngri kokën”!

Etiketa: Ben Andonipartneritet publik privatrruga e kombittaksatTatimettransparencë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Morali i lapërdhisë

Edi Ramën e hodhi në erë frika e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com