Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Raportimet e para bëjnë me dije se një person është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek “Mazeoleumi i dëshmorëve”, pas një konflikti mes dy të rinjve.
Dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas u takuan për të sqaruar situatën, por gjithçka ka agravuar në përdorimin e armës.
Policia ka mbërritur menënjerë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori i mitur është dorëzuar.