Eugent Bushpepa, do të këndojë i treti në natën e parë të Eurovizionit me datë 8 maj, në Portugali.
Ditën e sotme në faqen zyrtare të Eurosong është shpallur radhitja përfundimtare e vendeve që do të prezantohen në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian të Muzikës.
Në natën e parë, krahas Eugentit do të garojë edhe Eleni Foureira – për Qipron, një shqiptare tjetër në këtë Eurovizion. Bushpepa do të prezantohet me këngën “Mall”, që është një kompozim i veti, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.
Në gjysmëfinalen e dytë, me 10 maj, mbrëmja hapet me Alexander Rybak nga Novergjia dhe përfundon me këngën nga Ukraina. Janë 19 këngë që do të garojnë në gjysmëfinale në Eurovizion , ndërsa vetëm 10 prej tyre do të futen në finale.