Një krim i rëndë në familje i ka kushtuar shtrenjtë një 41-vjeçareje nga Kosova, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj serb.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në Winterlingen të Gjermanisë.
Mësohet se serbi e ka vrarë gruan e tij duke e qëlluar me armë zjarri, në apartamentin ku jetonin bashkë me vajzën 17-vjeçare.
Prokuroria ka konstatuar se 48-vjeçari ka shtën me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.