Një person ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke u transportuar rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr. 12, të qytetit të Durrësit, ku shtetasi S.XH., 62 vjeç është gjetur i shtrirë në trotuar pa ndjenja.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë konstatuar të parët të moshuarin dhe kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Policia bën me dije se sipas veprimeve të kryera ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.