Kuqezinjtë e 21-vjeçarëve u tupëruan në Sllovaki duke u mundur me rezultatin e thellë 1-4.
Goli i avantazhit për vendasit u realizua në minutën e 19-të përmes Haraslin. Në fundin e pjesës së parë Mraz dyfishoi për sllovakët.
Kuqezijtë u rikthyen në lojë duke ngushtuar përmes Rey Manaj në minutën e 62-të. Por vetëm kaq, pasi demtë e Alban Bushit pësuan dy gola të tjerë në minutat e 71-të përmes Siplak, dhe 74-t përmes Mraz që realizoi dygolësh.
Pas kësaj humbjeje shpresat për kualifikim thuajse shuhen totalisht.