Ministri i Jashtëm i Australisë, Julie Bishop, ka kërcënuar se Kombëtarja australiane do ta bojkotojë Kupën e Botës në Rusi, pasi dy diplomatë të Moskës u dëbuan të martën.
Dy zyrtarët e qeverisë ruse besohet se ishin spiunë të padeklaruar dhe janë dëbuar nga vendi në kundërpërgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në Britani të Madhe.
Bishop ka shpjeguar se përshkallëzimi i tensioneve me Rusinë, pritësin e Kupës së Botës, mund të nënkuptojë që pjesëmarrja e Australisë në ngjarjen më të madhe të futbollit është në rrezik.