Seksi dhe Kryeqyteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seksi dhe Kryeqyteti

21:00 | 26/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Mariol Poro

As zhurmat e punimeve të ujësjellësit poshtë ballkonit e as tapetet që shkundeshin sipër dritares sime, nuk e kishin atë “beat” të lezetshëm që dëgjoja pranë veshit. Ishte një si tip gërhitje, me dy të thithura e një të shfryrë në formë fishkëllime me dekreshendo, e thënë kështu në terma muzikorë edhe pse ngjante më tepër me një vajtim sesa me një melodi… E mbledh pastaj diku aty te një si tip monologu që filloi të flitej përçart në anën tjetër të krevatit e hidhem pupthi.

Oh Zot! Përse më është tharë goja, përse më janë bërë flokët kaçurrela dhe mbi të gjitha, KUSH ËSHTË KY TIPIII?!?!

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

E mbledh edhe ca e mbuloj edhe kokën me çarçaf në shenjë indinjate mes meje e meje e shtrëngoj sytë fort, ndërkohë që më shfaqen si një flashback, fragmente nga nata e mëparshme. Shotsa pafund. Kërcime sipër banakut dhe këngë karaokeje të stonuara rëndshëm. Oh! Festa e beqarisë së Lindës. Po ne sikur ishim vetëm femra. Po ky?!

Mblidhe, mblidhe edhe më! Sforcohu të kujtosh! Mjaft bëre konfuzen poshtë çarçafit se po të mbaron oksigjeni në tru.

Ok, ok! Me qetësi… me dashuri!

Di që isha akoma koshiente kur kam hipur në taksi dhe i kam thënë shoferit: “Në asnjë vend konkret. Dua të shijoj qytetin!” Por nuk mbaj mend ndonjë shije të veçantë, përveç erës së “arbre magique” që varej nën pasqyrën e taksisë.

Gjithë këto mendime në trurin tim, u ndërprenë nga fjalë rëndom që dilnin pa ndonjë sens logjik nga goja e atij. Vazhdonte monologu… Oh Zot, “ATIJ” thashë? Nuk di as si e quajnë… Fliska edhe në gjumë, pff!

E megjithatë, më duket, më dukeeet… se ishte një hamshor i vërtetë. Mbaj mend shumë qartë kur u mundua të më merrte në krahë, kur më plasi në shtrat, kur më mbajti duart fort sipër kokës së krevatit me njërën dorë e me tjetrën më shpupuriste flokët deri në shkulje nga eksitimi… Apo e kundërta? Jo jo, më duket isha unë ajo. Dominantja.

Megjithatë kishte një zë hundor e të shtruar, sensual… Ok, po tani në këtë mëngjes me dhimbje koke e me veshë fishkëllyes, në monolog e sipër po më duket shumë i gay-shëm ky… zë pjeshku dhe kraharor i rruar… Oh!

Të jetë taksixhiu vallë! Sa i paskemi ulur standardet!

Përse ne të brezit “të djegur” e kemi ulur kaq shumë çmimin e seksit? Sa e paska ndikuar pilula dhe fenimizmi eliminimin e “burrave të mirë” nga tregu?

Ku shkuan ato kohërat e gjyshërve tanë, kur nuk ekzistonte pilula dhe kur femra e mbante çmimin e seksit shumë lart? Ato po që i bënin meshkujt të punonin, të punonin fort për të arritur seksin me to. Kur pritshmëritë ishin që ai të kishte një punë të mirë, nder dhe reputacion dhe të ishte një xhentëllmen i vërtetë për ta merituar femrën. Ky standard i lartë ekzistonte sepse nëse gruaja ngelte shtatzënë, ajo do ta donte atë të ishte një bashkëshort e një baba i mirë… hej, flasim për përpjekje këtu, jo kot!

Po ne femrat, përse i kemi “vendosur” këtë çmim seksit dhe i kemi shndërruar meshkujt në qenie pa ndonjë shtysë për të qenë burra më të mirë?

Jemi katandisur në kësi “one night stands” kohërash moderne! Gjykojmë… autogjykohemi e veç kur një dorë sipër çarçafit, të rikthen në realitetin e hidhur…

“Zemër, a të pëlqeu?” Zbulohem deri te sytë e shoh që këtë shprehje po e shoqëronte me shkelje syri e me goditje të lehtë bërryli…

Oh Zot! Kishte pritshmëri edhe për përgjigje. E shoh nën çarçaf, të gjithin nudo… të gjithin… përveç këmbëve… Hhhh! Çuna! Pa frikë fare, mund të flas në emër të të gjithave: Ju bëjmë thirrje! Ju përgjërohemi! Hiqini çorapet kur performoni kësi gjërash!

Më fton me atë zërin ledhatar për një mëngjes të shijshëm të gatuar nga duart e tij “të arta” e aty më kap paniku.

“Kam punë! Më duhet të ushqej macen! Më duhet të ujis lulet në saksi. Më duhet të…”

Kuptoi që ishte ca i tepërt mes mjaullimash e aromë lulesh inekzistente e fillon të vishet me përtaci. Para se të largohet më zgjat kartvizitën, të cilën e puth e ma lë në duar. Nuk qenka taksist, por drejtor i Drejtorisë së Drejtimit të Drejtë. Bukur! Një pikë për standardet e mia.

E ndjek me sy tek largohet e i thërras fort nga dritarja:

“Hej, hej! O ti!” (Prapë blackout emri)

Ai bën një kthim triumfant e  jehon fort:

“Pooo shpiiiirt!”

“Ke harruar zinxhirin hapur!”

Për një çast, dora i ngeli e ngrirë në ajër e më pas, nuk pashë më asgjë, sepse po në atë çast kujtohem që isha nën vëzhgimin e rreptë të teta Shqipes dhe teta Leonorës, të cilat qëndronin vigjilente pas perdes. Megjithatë, duke gjykuar nga xhaxhi Petref dhe xhaxhi Sadik, edhe çmimi i këtyre tetave lë për të dëshiruar, po hë!

Ika, ika… të ujis standardet!

http://voxalbaniae.com/2018/03/26/seksi-dhe-kryeqyteti/

Etiketa: kryeqytetiMariol poroseksi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kënga e parë erotike shqiptare postdiktatoriale (Film)

Kënga e parë erotike shqiptare postdiktatoriale (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com