Avokati kryesor i presidentit Donald Trump për hetimin e prokurorit special për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s, dha dorëheqjen.
Dorëheqja e John Dowd vjen pikërisht kur Trump ka shtuar sulmet e tij ndaj hetimit Mueller dhe pak ditë pasi vetë Dowd tha se hetimi duhej mbyllur. Në një mesazh për gazetën Washington Post, Dowd u tregua i kursyer në detaje për largimin, por tha se e vlerëson presidentin dhe i uron fat.
Nuk dihet se kush do të marrë tashmë drejtimin e ekipit ligjor të Trump, por kandidatët nuk mungojnë.