Nga Vjollca Cumraku
Ndoshta e kemi si traditë, e kemi në gjak, o ndoshta kështu na e kanë mësuar që për çdo gjë ta drejtojmë gishtin tek të tjerët duke harruar që 4 të tjerët janë drejt nesh. Raca jonë me gjak luftëtari gjithmonë ka pretenduar të dalë e palagur nga deti.
Edhe në këtë periudhë të vështirë si për qytetarët në jug, ashtu edhe në veri të vendit po të shkosh e t’i pyesësh drejtojnë gishtin me shumë bindje. Shteti, qeveria, kryetari i Bashkisë, “Mallkuar Rilindja!”, “Rroftë Sala!”, “Mallkuar Rilindja!”, e një herë tjetër “Mallkuar Rilindja bashkë me Salën!”.
Po ju o dele të vogla e deshër të mëdhenj, jeni pa faj fare?
Ishte Rilindja që iu tha të bëni shtëpinë mu në brinjtë e lumit, t’i zini kokën kanalit e t’i mbyllni gojën pusetave? Nuk ma do mendja. Në mes të kenetës kush ju tha të ndërtoni 3 kate shtëpi?
E zëmë se gabohet. Edhe falet. Po t’u lëpini fundshpinën politikanëve, kur vijnë tu marrin atë të mjerë vote kush ju tha? Gjithmonë e keni ditur se për kanalet ka kohë që nuk vihet dorë, argjinatura që nuk ndërtohen. Kur të erdhi ai kryetari që e quan tashmë armik, përse dole e ngrite dy gishtat, brohotite “Rilindje!”? Përse pranove të rrije aty e të dëgjoje si dele në vend që ta shporrje që në fillim?
Po ty djalosh që të pëlqente të shkoje në Jalë e në “Beach” si të duket tani që t’u fut “Beach”-i në shtëpi?
Në vend që të dilje e festoje, kerceje në shesh, pse nuk ia dogje atë podium e ta bëje të ikte me të katra?
Pranove një të shkretë kafe që t’u dha e nuk dëshirove te hapësh sytë.
Këdo që dëgjon, dëshiron të iki nga Shqipëria, ama kur vjen puna te thesi i miellit shkon prapë si dele e merr, e sjell në shtëpi. Epo tani mos u anko. Po s’të pëlqyen politikanët që nuk u kujdesën për vendin, mos e merr atë thes mielli po shporri nga qyteti, mos ua lepij fundkurrizin, po mbaj të drejtën.
Tani që u përmbyte, pse po e përqafon atë kryeminister që të solli në atë gjendje. Futi një shkelm aty ku e di ti e të ik nga erdhi. Apo i lëpihesh për një shishe vaj që do të të sjellin kur të largohet uji?!
Në këtë rast pra, fillo mëso notin, praktiko lëpirjet, e zgjidh barin e shëndetshëm, dele llasticë.