Juna Musa ka ndjekur studimet për mjekësi jashtë Shqipërisë, në Holandë dhe SHBA, nëpërmjet një burse të financuar nga Bashkimi Europian.
Juna ka vendosur që specializimin të kthehet ta kryejë në Shqipëri, por në vendin tonë është përballur me një vështirësi që ajo e cilëson absurde.
Në Fakultetin e Mjekësisë i kërkojnë të japë provimin e gjuhës angleze, në një kohë kur ajo të gjitha studimet jashtë vendit i ka zhvilluar në gjuhën angleze.
“Unë e nëshkruara, Juna Musa, jam diplomuar mjeke në vitin 2011, në vitin 2017 kam mbaruar studimet për Master Shkencor, në Erasmus Medical Center dhe Chembridge Medical Center, nëpërmjet një burse të financuar nga BE, është e natyrshme për të theksuar se e gjithë veprimtaria, studimet, komunikimet, provimet janë zhvilluar në gjuhën angleze të një niveli të padiskutueshëm.
Jam kthyer për të konkurruar e për të fituar specializimin në një nga specialitet në Universitetin e Mjekësisë, por paradoksialisht me kërkojnë që të jap provimin e gjuhës angleze!
Pra nuk pranojnë të më regjistrojnë.
Mendoj se është një kërkesë absurde që ndoshta ka për bazë një rregullore që është jashtë cdo logjike dhe arsyetimi, njëkohësisht kjo bie edhe në kundërshtim me politikat e qeverisë për të frenuar largimin e mjëkeve nga Shqipëria“, sqaron Juna në një ankesë që i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres Nikolla, Dekanit dhe Rektorit të Fakultetit të Mjekësisë.
Shko ne Ministria e Arsimit, jepi pare nen dore Departamentit te Njohjes se Diplomave qe te ta njohin dhe pastaj apliko.
Ndryshe prite Ministrine e Arsimit te ta njohe pas 3-4 vjetesh, sic po ua ben te tjereve.
Dhe mire eshte te anetaresohesh edhe ne PPSH nese do specializim ne mjekesine tone.