Ish-kryeprokurori Llalla nën hetim për pastrim parash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-kryeprokurori Llalla nën hetim për pastrim parash

09:13 | 17/03/2018
në Shqiperi
0

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nën hetim për pastrim parash. Ende nuk bëhet me dije se kush është prokurori apo grupi i  prokurorëve që është i  ngarkuar me këtë çështje, pasi burimet janë shumë të rezervuara dhe nuk japin detaje për shkak se çështja është shumë sensitive. Gjithsesi është konfirmuar se për Llallën është hapur një hetim zyrtar dhe se këto hetime po bëhen me asistencën e parterëve ndërkombëtarë. Para pak kohësh ish-kryeprokurori është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë Sekretari i  Shtetit Rex Tillerson që firmosi urdhërin që e fuste Llallën në listën e personave të padëshiruar për SHBA. Kjo u argumentua me faktin se ish-kryeprokurori i Shqipërisë ishte i korruptuar. Tani pas nisjes së hetimeve mësohet se është kërkuar nga amerikanët që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare për të çështjen e hetimit të pasurisë së Adriatik Llallës.

Në fakt që të enjten Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, në emisionin “Real Story” e pyetur në lidhje me hetimet për Llallën ka lënë të nënkuptohet se me shumë gjasa një hetim ndaj paraardhësit i shte shumë i mundshëm. Arta Marku tha se Prokuroria po merr përgjegjësitë e saj, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij për rastin në fjalë. “DAP nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithmonë i  gatshëm për të hetuar, natyrisht dhe që për rastin konkret janë treguar të gatshëm dhe unë gjej rastin t’i falenderoj” tha Marku. E pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse kishte  diçka konkrete, ajo shtoi: “Le themi që prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta, më tepër nuk mund të flas më shumë për këtë çështje”.

Adriatik Llalla para pak kohësh u largua me dëshirën e tij nga sistemi i drejtësisë, duke përdorur si justifikim arsye personale, por kjo u interpretua si një strategjia nga ish-kryeprokurori për t’iu shmangur Vettingut. Në fakt ai këtë gjë e arriti. Kjo sepse sipas ligjit për Vettingun nga moment që një funskionar i drejtësisë nuk është më pjesë e saj atëherë ndaj tij ndërpritet procedura e kontrollit dhe rivlerësimit professional. Por edhe pse e pranoi këtë fakt Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka deklaruar para pak kohësh për Report TV se nëse nga dosjet e zyrtarëve të drejtësisë dalin dyshime, ato duhet të përcillen pranë organeve kompetente hetuese. “Qëllimi i vettingut nuk është që të zhvillojë procedura penale, por, siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të verifikimit, është garantimi i funksionimit të duhur të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së vërtetë të sistemit gjyqësor. Prandaj procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratët që nuk i përmbushin standardet e funksioneve të tyre. Nëse sjellja e një subjekti apo (ish)subjekti të rivlerësimit sjell dyshime për vepra penale, dosjet e tyre përkatëse mund të përcillen përmes kanaleve të përshtatshme, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar”. Duket se në këtë rast diçka e tillë ka ndidhur dhe tashmë ish-prokurori i  prgjithshëm Adriatik Llalla do të përballet me ish-vartësit e tij që janë duke e hetuar atë për pasuri të dyshimtë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

http://shqiptarja.com

Etiketa: Adriatik llallahetimpastrim parash

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Taksa për pronën, sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të vendit

Taksa për pronën, sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com