Këto janë ditët e fundit të aksionit të mbjelljes së pemëve, ku synimi i bashkisë është të arrijë 100 mijë të tilla.
Deri tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 93 mijë pemë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në lagjet ku jetojnë.