Kabo i bëri sfidë kryetarit të PD-së, duke i thënë: “Lul Basha për mendimin tim nuk është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit? Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Holandë por hyri në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike“.
Ndërkohë Kabo bëri një krahasim me mjekun Hamdi Sulçe. Sipas tij, Hamdi Sulçe kishte kryer studimet në Harward por këtë nuk e deklaroi kurrë.
Përparim Kabo: “Kishte mbaruar Harwardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut. Dhe këta mburren… Për çfarë mburren këta?”