Vendimi përfundimtar do kalojë për miratim në qeveri
Pensionet e ulta të viteve 1994-95, planifikohet që të ngrihen. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka në proces këtë rritje. Me anë të një projektvendimi, planifikohet të ndërhyhet në pensionet e parakohshme, të caktuara në vitet 1994 dhe 1995. “Në mbledhjen e datës 17 mars ISSH miratoi një projektvendim për të rritur disa pensione që janë shumë të ulëta. Janë disa pensione të parakohshme, të caktuara në vitet ’94-’95, të cilat kanë një diferencë shumë të madhe me të tjerat dhe për këtë arsye, ne dëshirojmë t’i përafrojmë shumat”, kanë thënë për mediat përfaqësues të ISSH-së. Të njëjtat burime kanë thënë se është ende herët për të folur konkretisht për masat e rritjes, pasi masa do të përcaktohet pas diskutimeve me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e më pas do të duhet të kalojë në qeveri për miratim.