Berluskoni u sfidua këtë mëngjes në qendrën e tij të votimit në Milano nga një vajzë topless e cila bërtiti “Berlusconi ke skaduar”. Kujtojmë që edhe në vitin 2013, Berluskoni, po në qendrën e votimit në Via Scrosati në Milano, ishte sfiduar nga tre aktiviste në të njëjtën mënyrë.
Përpara se të votonte në Milano, udhëheqësi i Forza Italia kishte shpjeguar se në qendra votimi ka radhë sepse “nuk kemi arritur të krijojmë votën elektronike dixhitale. Këtu – shtoi ai – ka tre fletë dhe ka edhe të moshuar që kalojnë shumë kohë për të gjetur mënyrën se si votohet dhe për të palosur fletët”.
Deri në orën 12:00 pjesmarrja në qendrat e votimit në 7.958 komunat e Italisë ka qenë 19,43%.