Krijohen radhë të gjata në dy anët e kufirit
Pasditen e sotme, për shkak të një defekti në sistemin doganor të palës greke, janë ndërprerë kalimet në Kapshticë. Puna është ndërprerë rreth orës 16:00 dhe nuk dihet se kur do të zhbllokohet. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bën me dije se në dalje nga Republika e Shqipërisë, aktualisht janë krijuar radhë jo të gjata të mjeteve. “Nuk bëhet me dije se, kur mund të riparohet problemi dhe të rifillojë puna”, thanë autoritete e kufirit.