Lazio u mposht nga Juventusi me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga argjentinasi Dibala në minutën e 93-t.
Pas ndeshjes për “Lazio Style”, portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha deklaroi se Juventusi nuk e meritoi fitoren e djeshme.
“Me Juventusin mund të presësh gjithçka. Treguam se jemi të fortë, bardhezinjtë nuk meritonin fitoren. Ishim disi të lodhur dhe kjo u shfaq. Tani shohim përpara. Jemi të zhgënjyer, por ndodhi ajo që ndodhi. Do të arrijmë objektivat tonë. Nëse fola me Bufon? Jo, hyra menjëherë në dhomat e zhveshjes. Nuk duhet të demoralizohemi, do të vazhdojmë të japim maksimumin”, u shpreh Strakosha.