“Gratë, Kisha dhe Bota”, revista italiane i ka dedikuar një shkrim lodhjes së murgeshave gjatë jetës kishtare.
Artikulli denoncon shfrytëzimin e murgeshave si krah pune i lirë në kishën katolike pasi ato gatuajnë, pastrojnë dhe shërbejnë në tryeza për kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë.
Murgeshat duke fshehur identitetin kanë treguar se si në agim për të përgatitur mëngjesin dhe flenë vetëm pasi darka është shërbyer, shtëpia është e pastër dhe rrobat janë larë e hekurosur.
Papa Françesku jeton në një shtëpi të vogël në Vatikan ku paguan kamerierë për t’i shëbyer. Papa Gjon Pali kishte një ekip prej 5 murgeshash polake që kujdeseshin për rezidencën e tij në Vatikan, ndërsa Papa Benedikti kishte në shërbim 8 murgesha.