“Faleminderit që vizitoni këtë faqe. Me lot dhe dhimbje ndajmë me ju lajmin e tmerrshëm që Jozef Boci ndërroi jetë me 23 shkurt pas një sulmi brutal. Joe ishte njeri gjakftohtë, i qeshur dhe plot jetë…Ai la pas vetes shumë njerëz që e duan, duke përfshirë miqtë, të dashurën dhe një vajzë që ende nuk ka lindur. Jeta e tij u këput në mes në moshën 30-vjeçare dhe ne duam të tregojmë dashurinë dhe respektin që kishim për të. Familja e tij është e shkatërruar nga dhimbja, por edhe e papërgatitur për shpenzimet para një tragjedie të tillë.
Kjo faqe është krijuar nga miqtë e ngushtë të Joes që të mund të ndihmojmë dhe lehtësojmë sadopak familjen duke mbuluar shpenzimet. Nëse mund të ndihmoni sadopak për të lehtësuar barrën duke dhuruar në këtë faqe, do ta vlerësonim shumë.
Joe do të jesh gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona. U prefsh në paqe mik i dashur!