Doktrina e frikshme e BE: Territor në këmbim të anëtarësimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doktrina e frikshme e BE: Territor në këmbim të anëtarësimit

08:16 | 28/02/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

 Nga Arben Manaj
Arben Manaj

Deklarata kërcënuese e “Mr. Konjakut” evropian, “të uritur” në Tiranë, Zhan Klod Junker, se Shqipëria, do duhet të zgjidhë çështjet territoriale me Greqinë, përpara se t’i hapet drita jeshile për në BE, zor se nuk sinjalizon aplikimin e një doktrine diplomatike të rrezikshme nga BE-ja, sipas së cilës, vendet aspirante do duhet të cedojnë territore ndaj fqinjve veto-vendosës, në rast se duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian.

E thënë shkoqur, ai i tha shqiptarëve që të ulin menderen dhe të bëjnë “deal” me Athinën për detin, e cila duhet kënaqur prej saj, pasi është kusht që të fillojnë negociatat për anëtarësim me Tiranën. Nenteksti është se Greqia mund ta bllokojë këtë proces. Dhe nuk është hera e parë që BE po aplikon një doktrinë të tillë.

Në Kosovë, demarkacioni me Malin e Zi, është e njëjta gjë, sepse përndryshe nuk ka regjim vizash për kosovarët.

Imagjinoni se çfarë mund të kërkohet më vonë dhe në çfarë thele mund të katandisen kaposhët shqiptarë deri në anëtarësim të plotë, nëse lejohet të kalojë miu njëherë poshtë hundës.

Padyshim BE-ja, me vende si ato nga Ballkani, që prodhon më shumë histori se ç’mund të konsumojë, dhe me aq shumë çështje të ndërlikuara territoriale, nisur edhe nga precedenti i Sllovenisë dhe Kroacisë, dëshiron t’i zgjidh këto çështje përpara se vendet kandidate të hyjnë në BE dhe të mos ketë kosto e vonesa, që rrjedhin nga vetot e mundshme të vendeve që janë ndërkohë anëtare ndaj fqinjëve të tyre kandidatë.

Kjo është e kuptueshme, por ajo që është e frikshme, është se kandidatët janë më të rrezikuarit dhe më të cenueshmit përballë fqinjëve paraprakisht anëtarë.

Dhe të kërkosh humbje të tilla sovranitetetesh territoriale, si çmim për anëtarësim, është ku e ku, me humbjet e sovraniteteve  kushtetuese, parlamentare apo ligjore, që kanë egërsuar shumë marrëdhëniet e shteteve anëtare me Brukselin, siç ishte rasti i Brex-it.

Rasti i Marrëveshjes se Detit me Greqinë, dhe nevoja akute e qeverisë së ditës në Shqipëri, për një sukses të përkohshme politik, në kurriz të një humbjeje të madhe hipotetike afatgjatë, në rast të një marrëveshje në dëm të Shqipërisë, do të ishte një tradhti kombëtare në thelb.

Ramën e kam vlerësuar maksimalisht për politikën e tij të jashtme dhe qasjen në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi kam menduar dhe ende mendoj, se ka sjellë një element të munguar deri me sot në diplomacinë shqiptare; atë të dinjitetit të munguar dhe vetërespektin jokompleksiv me të huajt.

Unë nuk dua të paragjykoj dhe nuk mendoj se do të jetë rasti që Rama të këmbejë një arritje të vogël politike dhe diplomatike në kohë, siç është  shumë e rëndësishme në vetvete, çelja e negociatave për anëtarësim me humbje territoresh, nëse do të ishte ky çmimi që do duhet të firmos, poqese e lanë ta firmosë, gjithsesi.

Negociatat, për nga përkufizimi klasik, nënkuptojnë gjetjen e një terreni të përbashkët dhe  kompromisi për të dyja palët që negociojnë, përndryshe nuk quhet e tillë.

Por, në rast se një presion i shtuar si ky i Junkerit nga BE-ja, për të bërë medoemos kompromis dhe arritur një marrëveshje për çështjet territoriale detare me Greqinë, do të ishte haraçi shqiptar për hapjen e negociatave, atëherë kurrë mos u hapshin.

Më e ndershme në një rast, e përsëris hipotetik, do të ishte ose referendumi popullor për atë marrëveshje, ose çuarja e çështjes në gjykatën ndërkombëtare në Hagë, për t’i dhënë ajo zgjidhje, ç’ka do lehtësonte politikisht nga një barrë e madhe politike me elemente tradhtie kombëtare, çdo qeveri dhe kryeministër të ditës në Tiranë.

Maqedonia, të mos harrojmë, nuk lëshoi dhe nuk po lëshon territore edhe përkundër mos-hyrjes në NATO për çështjen e emrit, por thjesht po merret me konvencione, e heq emra aeroportesh e rrugësh, por nuk po çedon territore.

Nëse Shqipëria dhe administrata e saj aktuale, sërish poqese e lënë, do t’i hyjë kësaj rruge, do të krijojë përpos të tjerash, edhe një precedent të frikshëm edhe për procese të ngjashme në të ardhmen, edhe për vende të tjera të rajonit si Kosova, së cilës mund t’i kërkohen sakrifica të mëdha për kompromis me Serbinë, e cila do ç’bej territorialisht, atë që arriti ta ruajë fushata ajrore e Nato-s në ish Jugosllavi.

Nuk besoj se Junker e lëshoi bombën në Tiranë se ishte nën efektin e paplotësuar të vartësisë së madhe nga konjaku dhe as nga kërcitjet e barkut nga uria, por dukshëm, kjo është një doktrine, në thelb selektive, e aplikueshme me vende fraxhile dhe lehtësisht të shantazhueshme, të cilat anëtarësimin në BE e kanë ëndrrën më të madhe, ndërkohë që largimin prej tij, të tjerët e kanë po aq ëndërr, siç po ndodh me Brex-it.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/02/26/doktrina-e-frikshme-e-be-territor-ne-kembim-te-anetaresimit/

Etiketa: Arben ManajDoktrina e frikshme e BE: Territor në këmbim të anëtarësimitMr. KonjakuZhan Klod Junker

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Marrëveshja me Greqinë, Imami akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Negociatat kanë mbaruar

Marrëveshja me Greqinë, Imami akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Negociatat kanë mbaruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com