Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka përfunduar pas rreth 60 minutave dëshminë e tij në Prokurorine e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.
Pas përfundimit të dëshmisë, Gjiknuri u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni dhe personit që ka bërë kallëzim.