Kryeministri Edi Rama deklaroi se në momentin e hapjes së negociatave me BE, siguria ushqime vendoset në rend të ditës menjëherë.
Rama vizitoi një thertore në Berat, ku u shpreh se qeveria do të mbështesë të gjithë ata që marrin iniciativa dhe kanë një projekt konkret.
Kryeministri shtoi se po çelet rruga për mishin për të dalë më në fund në eksport me këtë produkt të rëndësishëm, që deri dje as imagjinohej se mund të merrte leje eksporti.
“Në momentin e hapjes se negociatave siguria ushqime vendoset në rend të ditës menjëherë. Konsiderohet fenomen i pa perceptueshëm, ka qenë problem edhe në Bullgari, Rumani dhe vende të tjera. Siguria ushqimore është e lidhur me shëndetin e fëmijëve, njerëzve” tha Rama.