Pas shpalljes së kryeprokurorit Adriatik Llalla person “non grata” në SHBA, ka reaguar i ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë David Muniz.
Muniz është pyetur për faktin nëse autoritetet amerikane do të ishin të gatshme për bashkëpunonin për identifikimin e zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri.
I vetmi i akuzuar publikisht deri më tani është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u tërhoq nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar vettingut.
“Qeveria e SHBA është gati te bashkëpunoje me çdo hetim te zyrtareve te larte te korruptuar”- tha ai.
Kujtojmë se i vetmi i akuzuar publikisht deri më tani është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u tërhoq nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar vettingut.
Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në SHBA, pasi ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion gjatë kohës që ishte në detyrën e kryeprokurorit.
Në lidhje me këtë vendim të SHBA ka reaguar më herët edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla.
“Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, tha ai.