Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani i ka kërkuar një interpelancë me pasardhësit të saj Nicos Kotzias lidhur me çështjen detare me Shqipërinë.
Një marrëveshje e re, e papërgjegjshme dhe sipërfaqësore do shkaktojë precedentë të rrezikshme për përcaktimin e ardhshëm të kufirit detar ne zona te tjera. Qeveria greke mesa duket është gati te anulojë përfundimisht marrëveshjen e 2009-es dhe për ketë pyes ministrin; Persë qeveria kërkon te rinegociojë marrëveshjen e ekuilibruar për zonën detare të 2009-es miratuar nga 2 vendet? Cilat pika duhen riparë? Është e vërtetë që qeveria greke sot ndryshon qëndrim për përcaktimin e kufirit detar bazuar në “vijën e mesme”, ka pyetur ish-ministrja e Jashtme që firmosi me Shqipërinë marrëveshjen detare të 2009-es.
Gjithashtu Bakojani kërkon të shmanget një precedent në rajon që do shfrytëzohet keq dhe nga të tjerë, me pas.