Të paktën 35 persona vdiqën sot në Peru pas rrëzimit të një autobusi në një përrua të thellë rreth 80 metra nga rruga kryesore.
Mësohet se autobusi ishte nisur nga qyteti bregdetar i Chala-s, në brigjet e Paqësorit dhe po orientohej drejt Arequipa, sipas mediave peruviane.
Forcat e shpëtimit janë në gadishmëri prej mëngjesit së sotëm për të transferuar të plagosurit drejt spitalit të qytetit të Camanas, bëri të ditur guvernatori i Arequipas, Yamila Osorio.