Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017.
OBSH tha se bëhet fjalë për një rritje të rasteve me 400%, përkatësisht për mbi 20,000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5,273 në vitin 2016. Nga të infektuarit, 35 kanë vdekur.
“Çdo person i prekur nga fruthi në Evropë na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, janë në rrezik nga sëmundja dhe përhapja e saj te të tjerët”- tha Suzsanna Jakab, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Fruthi është një sëmundje virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse.