Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë punimeve në Tiranë, të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali, ku morën pjesë rreth 350 sipërmarrje italiane, ka deklaruar se Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes.
Duke u ndalur tek industria e turizmit, Veliaj sqaroi se nga viti 2016 deri në vitin 2017, numri i turistëve që vizitojnë Tiranën është rritur me 2.5 herë duke sjellë nevojën për rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe të shërbimeve.
Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se pas testimeve të para të suksesshme për transportin publik në rrugët e kryeqytetit, një sërë kompanish italiane kanë shfaqur interes për të operuar. Aktualisht Tirana prodhon 45% të GDP së vendim ndërkohë që rreth 75 % e kompanive të huaja që punojnë në Shqipëri janë të regjistruara dhe operojnë të paktën me një zyrë nga Tirana.