Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur nga Shkodra për vetingun në polici, ku u shpreh se një nga shtyllat e saj është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë.
Sipas Veliut, qëllimi është që punonjësit e policisë të implikuar në veprimtari kriminale të largohen nga strukturat e policisë.
“Qëllimi i Vettingut në polici është që struktura të jetë me integritet dhe vettingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore: profesionalizmin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive. Patjetër në vetting do të kalohen të gjithë strukturat nga unë deri te punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës që kanë qenë të implikuar apo shkallë të ulët profesionalizmi, largohen nga strukturat e policisë së shtetit.
Do vazhdojë pa ndërprerje goditja e strukturave kriminale, prioritet i dytë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave që janë evidentuar gjatë viteve të kaluar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike”, tha Veliu.