Autoritetet ruse janë duke vazhduar hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit, ku humbën jetën 71 pasagjerë. Bëhet e ditur se pistat kryesore të hetimit janë përqëndruar në kushtet e vështira atmosferike, atë të një gabimi njerëzor nga ana e pilotëve si dhe atë të një problem teknik.
Ndërkohë zyrtarët që po drejtojnë hetimi gjatë një deklarate për mediat ruse nuk e kanë përmendur si pistë hetimi që rrëzimi i avionit mund të kishte lidhje edhe me një akt terrorist.
Avioni, një Antonov An- 148, i cili ishte drejtuar për në Orsk në malet Urale, u rrëzua 80 kilometra larg Moskës, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur nga Domodedovo.
Në operacionin e kërkimit të pjesëve të avionit si dhe mbetjeve të trupave të viktimave janë përfshirë më shumë se 700 persona, ndërkohë që ministry i Shëndetësisë në Rusi ka deklauar se rikuperimi i trupave mund të shkonte deri në një javë.
Presidenti Putin u ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, ndërkohë që për rrëzimin e avionit, ka reaguar edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e SHBA-së, të cilat kanë shprehur ngushëllimet për tragjedinë.