Taulant Baftjaraj, një kosovar që jeton në Gjermani ka bërë një gjest fisnik, pasi ka gjetur një portofol me 7 mijë euro dhe ka vendosur ta dorëzojë atë në polici.
Ky gjest fisnik i Taulantit konfirmohet edhe nga dokumenti i policisë gjermane që saktëson shumën e parave dhe gjestin e të riut nga Kosova.
“Diçka qe nuk është e jotja nuk të takon ty edhe pse duhet shumë njerëz me derdh për ato para? Më mirë me djersë e hallall e me qenë i qetë n’zemer”, ka thënë Taulanti, shkruan Indeksonline.
http://indeksonline.net/gjest-shembullor-kosovari-i-gjen-7-mije-euro-ne-gjermani-i-kthen-ne-polici/