Paraqitjet e mira me Napolin kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për Elseid Hysajn. Kjo pasi mbrojtësi i djathtë i Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit në Itali.
“Arsenal dhe Manchester United synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, – shkruan “Talksport”. Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e largimit është 50 milionë euro.
Një faktor vendimtar për transferimin e Hysajt drejt ishullit britanik është se çfarë do të fitojë Napoli këtë sezon.