Bllokohet rruga Kukës-Shishtavec. Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke bllokuar këtë aks. Rrëshqitja e gurëve ka ardhur si pasojë e mungesës së skarpateve pa rrjeta mbrojtëse.
Masivi është i paqëndrueshëm dhe në cdo rast që ka reshje të dendura shiu dhe dëbore ka rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash.