Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e djeshme pas një sherri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë nga persona të paidentifikuar.
“Më datë 06.02.2018, shtetasi K.R, vjeç 28, banues në Tiranë kallëzon se, në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu“, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të mprehta në pjesën e shpatullës nga persona të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të sherrit si dhe kapjen e autorëve.