Nga Endri Shabani
Boll i ratë në qafë popullit. Në Greqi, Francë apo kudo gjetkë njerëzit nuk protestojnë nga hiçi. Në këto vende ka sindikata funksionale dhe organizata të lidhura fort me bazën e tyre. Ka universitete të mirëfillta që edukojnë shoqërinë, dhe media të lira që informojnë publikun. Por mbi të gjitha, ka institucione, ndarje të tri pushteteve dhe (për pasojë) politikanë të përgjegjshëm përpara zgjedhësve të tyre (sepse aty ka zgjedhje). Në Shqipëri nuk mungon populli, por mungojnë të gjitha këto më lart, që në fakt janë faj i elitës dhe jo i popullit. Kështuqë kur nuk t’ia qajmë dot hallin popullit, të mos ia vemë edhe më tepër shkelmin në fyt. Prandaj boll, ju lutem. BOLL!