Në një shkresë drejtuar kryeministrit Edi Rama kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës pasi gjendja e krijuar nga përmbytjet nuk mund të përballohet nga pushteti vendor.
Përveç problemeve të shumta brenda në qytet, shkresa zyrtare jep një panoramë të të gjitha problematikave në Bashkinë Gjirokastër, ku disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa akset kryesore rrugore kanë probleme me qarkullimin.