Ambasadori i SHBA Donald Lu i ka dërguar një mesazh politikanëve, policëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Me anë të një postimi në Facebook, ambasadori Lu thotë se ndonëse SHBA “investuan në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, nuk po shihen ende rezultate.
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu
O ky rob eshte i manget, o do me na lujt menc te gjitheve…Ku na i gjejne ne keta budallenj qe na i sjellin ketu, xhanem! Ishte ky qe tha ne Janar peshqit e medhenj, apo m’kan bo veshet mua…Tashti kerkon llogari! Dhe sa shume u entuziazmuam, nuk vume re as festat, as gje, se mezi pritem janarin, qe u mbyll dhe hic gje! Dokrra hini!