Rihanna, e cila surprizoi fansat dhe të pranishmit në Grammy me performancën e saj me këngën “Wild Thoughts” për pak u bë pjesë e një incidenti, pasi rrezikoi të zbulonte gjoksin.
Por jo vetëm performanca e saj e egër, por edhe kilet e tepërta dhe prania e të dashurit të saj bilioner në event nuk i kanë shpëtuar syrit të gazetarëve.
Në festën e organizuar pas eventit Riri ka shkuar e shoqëruar nga i dashuri i saj Hassan Jameel, me të cilin duket se po kalon një histori dashurie.
Por për të lënë larg syrin e paparacëve dy të dashuruarit janë larguar veçmas nga festa, në orare të ndryshme. Edhe pse janë përpjekur të ruajnë privatësinë, mediat shkruajnë se Riri dhe i dashuri i saj kanë një vit së bashku.
mmhttp://top-channel.tv/2018/01/31/rihanna-nuk-e-fsheh-me-lidhjen-e-saj-me-miliarderin/