Kryebashkiaku, Ejon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, hapi sot punimet e kongresit soicalist duke ururar mirëseardhjen të pranishëmve në kongres. Në fjalën e tij në kongres, Veliaj foli për sukseset në afro tre vite qeverisje si dhe për modernizimin e PS në dhjetë vitet e fundit. Në kongres tha Veliaj do të ketë debate dhe ftoi të gjtihë të përfshihen në këto debate për të mirëne PS-së. “ Ju ftoj të keni shumë debate. Tirana vetë ka hapur shumë debate. Debati është i mirë por të mos ngatërrojmë dicka.
PS dhe kryetari nuk është qëllim në vetvete. Të mos i trajtojmë garat tona si qëllim më vete. Kur ky diskutim të mbarojë do kemi proces votimi. Cështja është që të hënën që pasi të kemi diskutuar brenda shtëpisë Shqipëria na pret në krye të detyrës . Pasi të kemi mbyllur diskutimet në shtëpinë tonë shpresoj që nga ky Kongres të dalim më të forte”, tha Veliaj